Letër e hapur nga Drejtori i NP RDN -Shkup

Të nderuar,

Me 20 dhjetor të vitit 2018 është formalizuar pozita ime si Drejtor i Përgjithshëm i NP Radiodifuzioni Nacional – Shkup (shkurt “NRD”). Gjatë këtij angazhimi përkushtues brenda periudhës kohore, më lejoni me modesti të konstatoj se së bashku me ekipin tim kemi arritur një nivel avancues në realizimin e aktiviteteve qenësore për ndërmarrjen tonë.

Me fillimin e  punës në NRD u identifikuan një numër i madh i mangësive, duke filluar nga komunikimi horizontal dhe vertikal me të punësuarit, numrin e pamjaftueshëm të të punësuarve, pozicionimin dhe organizimin e brendshëm brenda institucionit, raportimin transparent, komunikimin e rregullt me Qeverinë e RMV dhe institucioneve tjera.

E gjithë kjo është pikëlluese, e në veçanti duke marrë parasysh faktin se NP NRD tanimë mbi 20 vjet punon si ndërmarrje e pavarur dhe se prej vitit 2017 tani më kishte ndryshim në burimin e financimit me të cilin ju mundësua që të jetë pjesë e ndërmarrjeve të rralla me një gjendje të mirë financiare dhe likuiditet të mjaftueshëm.

  • Në institucion dominonte ndjenja e ndarjes dhe grupimit në baza te ndryshme. Prandaj përpjekjet tona ishin në drejtim të ndërtimit të komunikimit transparent dhe përmes vendimeve tona u theksuan dhe u shfaqën vlerat dhe parimet etike të veprimit, në vlerësim të të punësuarve sipas angazhimit të tyre, efikasitetit, përkushtimit dhe punës parimore, pa dallim të përkatësisë fetare, etnike apo partiake.
  • Në këtë periudhë, arritëm të krijojmë mekanizma të përgjegjësisë individuale por edhe mekanizma për respektim të strukturës kierarkike në përputhje me metodat e qasjes gjithëpërfshirëse dhe monitorimit joselektiv por edhe një përkhrahje ndaj të punësuarve e me këtë edhe krijimin e forcës referente e cila mundëson zhvillim të respektimit të ndërsjellë që nënkupton besim dhe vlera të reja për ndërmarrjen. Qëllimi ynë kryesor ishte dhe është, decentralizimi adekuat i obligimeve dhe të drejtave me çka do të mundësohet shfrytëzimi i potencialit të të gjithë të punësuarve. Përmes operacionalizimit të planit të përgjithshëm dhe përcjelljes së realizimit të planeve individuale operative në nivel javor, të mundësohet rritje e efektit dhe efikasitetit në punë por edhe të ndikimit potencial nga realizimi i atyre aktiviteteve.
  • Është bërë përpilimi i “Analizës Funksionale” në institucion i cili i trajton jo vetëm komponentat strategjike por edhe zbatueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjes në një afat të gjatë, duke përfshirë edhe saktesimin e gjendjes dhe identifikimin real të nevojave. Përmes këtij dokumenti dhe analize u afruam drejt tendencave bashkëkohore në menaxhimin e ndërmarrjes, por kemi bërë edhe një formë të harmonizimit të legjislacionit dhe kërkesës për realizim të punësimeve të ardhshme dhe plotësimit të vendeve të punës në përputhje me rezultatet të cilat i presim nga angazhimi i kuadrit.
  • Gjatë punës sonë është rritur transparenca dhe përgjegjësia përmes percjelljes adekuate të kostove të përgjithshme të ndërmarrjes, dhe njëkohësisht u përqëndruam në racionalizimin e këtyre kostove.
  • Gjatë viteve të kaluara, investimet kapitale janë realizuar me një intensitet më të ulët për shkaqe objektive dhe subjektive. Duke marrë parasysh se gjenerator i biznes aktivitetit të ndërmarrjes është pjesa e Prokurimeve Publike e me këtë edhe realizimi i investimeve kapitale, u përqëndruam tek prokurimet publike me çka arritëm të rrisim nivelin e realizimit edhe atë prej 6%-10% në vitetet paraprake, e deri në mbi 60%. Kjo është një përqindje shumë e lartë nëse marrim parasysh se me çfarë aktiviteti specifik dhe pajisje menaxhojmë.
  • Aktiviteti im i parë dhe aktivitet edhe i ekipit tim ishte krijimi i web faqes në tre gjuhë dhe përfaqësim në rrjetet sociale. Me këtë mundësuam qasje të madhe në punën tonë deri te të gjitha palët e interesuara dhe njëkohësisht gjithë opinionit. Raportet tona financiare dhe narrative i janë bashkangjitur rregullisht web faqes si një masë themelore për transparencë dhe llogari dhënie gjatë punës.
  • Deri në këtë moment kemi realizuar mbi 30 takime pune dhe vizita (konferenca, seminare, ditë të hapura, vizita të drejpërdrejta, panaire të organizuara nga prodhuesit etj.) me faktorët nga RMV dhe jashtë shtetit, si bashkëpunëtorët nga vendet e Europës, Amerikës dhe Azisë. Trajnimet në pjesën e prokurimeve publike, kontabilitetit, menaxhimit dhe komunikimit, administrim të procesit në regjistrimin e mjeteve themelore, takime të drejpërdrejta me prodhuesit e pajisjeve, prezantime nga bashkëpunëtorët potencial për zgjidhje adekuate të proceseve të ndryshme. Me EBU (European Broadcasting Union) kemi realizuar mbi 3 takime pune. Nga këto takime, menaxhmenti dhe të punësuarit kanë përvetësuar përvoja dhe dije në shumë sfera nga puna e përditshme por edhe plane për të ardhmen për këtë industri. Kemi realizuar takime me ndërmarrje me veprimtari të njëjtë nga vendet fqinje, ku për së afërmi kemi mundur të shkëmbejmë përvoja nga takimet e ndërsjella të cilat kanë kontribuar në rritjen e efikasitetit të NP NRD. Përmes panaireve dhe konferencave të ndryshme kemi ndjekur tendencat më të reja botërore në prodhimtarinë e pajisjeve, por edhe kemi mësuar dhe zbatuar procese funksionale optimale. E gjithë kjo, ka kontribuar në rritjen e vetëbesimit te të punësuarit dhe menaxhuesit, ku e gjithë kjo ka reflektuar edhe në përmirësimin e shumë proceseve në ndërmarrje. Kemi bërë ndërlidhjen e faktorit themelor të mbindërtimit dhe përsosmërisë së planeve për zhvillim dhe organizim të brendshëm e me këtë e rritëm edhe intensitetin në pjesën e pjesëmarrjeve në trajnime, seminare dhe konferenca në të cilat kemi përfshirë më shumë se 25% të numrit të të punësuarve në NP NRD, aktivitet i cili më parë ka qenë në margjina.
  • Edhe pse ballafaqohemi me mungesë të fuqisë punëtore, përmes formave të ndryshme të optimizimit të proceseve dhe përpjekjeve plotësuese të të punësuarve, kemi bërë realizimin e aktiviteteve në kohë dhe në mënyrë profesionale, dhe njëkohësisht nuk e kemi cenuar cilësinë e shërbimeve të cilat i ofron ndërmarrja në treg dhe tek bashkëpunëtorët tanë.
  • Me të gjitha këto aktivitete, dëshirojmë të theksojmë rëndësinë dhe ndikimin e ndërmarrjes si një faktor i rëndësishëm dhe qenësor në këtë industri.

Me fillimin e angazhimit tim, përfaqësimi etnik nuk ishte në nivelin e kënaqshëm, dhe lirisht mund të konstatojmë se akoma nuk është arritur niveli i duhur, gjegjësisht, nga gjithsej 111 të punësuar në Janar të vitit 2019, vetëm 16 ishin jo-maqedonas (16%), e prej tyre vetëm 11% janë shqiptarë. Si plotësim, të punësuarit nga pakicat tjera në pozita udhëheqëse ishin me përfaqësim minimal.

Në NP NRD kemi gjetur një gjendje, ku 45 të punësuarve, ju skadonte kontrata e punës me 31.12.2018, dhe përmes përpjekjeve tona mundësuam qëndureshmërinë e këtij numri dhe njëkohësisht bëjmë përpjekje që në periudhën e ardhshme t’ju transformohet marrëdhënia e punës, prej punë në kohë të caktuar në të pacaktuar, me çka drejpërdrejtë do të ndikojmë mbi krijimin e mjedisit funksional në ndërmarrjen tonë.

Gjatë muajit dhjetor të vitit 2019, siguruam pëlqime për 54 punësime të reja, të cilat më së shumti do të shpërndahen në pozita të cilat kohë të gjatë nuk ishin plotësuar, dhe numri më i madh do të disperzohen me obligime mbi aktivitetet e reja të ndërmarrjes – interneti i shpejtë.

Gjatë vitit 2019 kemi përpiluar dhe kemi miratuar aktin e ri të sistematizimit të vendeve të punës për të punësuarit e NP NRD. Numri i të punësuarve sipas aktit të ri është 240 persona, kjo nënkupton se NP NRD ka nevojë për 150 vende të reja të punës për të qenë funksionale me të gjitha detyrimet dhe aktivitetet tona ligjore.

Me përfundimin e të gjitha cikleve me punësimet e reja, besojmë se edhe përfaqësimi etnik në ndërmarrje do të rritet dhe do të plotësohen dispozitat ligjore dhe nevojat reale. Si plotësim, jemi duke punuar që të kemi një shpërndarje të barabartë në ndërmarrje edhe në përfaqësimin vertikal.

Një nga komponentat të cilat i përfshimë në punë si standard, është vlerësimi i realizimit të të punësuarve sipas evaluimit gjysëmvjetor dhe vjetor të performansave individuale gjatë një viti. Përkushtimi, planifikimi dhe organizimi i punës, cilësia e punës, kuantiteti i punës, bashkëpunimi, shkathtësitë komunikuese/ndërpersonale, shkathtësi dhe dije lidhur me detyrat e punës, iniciativat, pavarësia gjatë punës, menaxhimi financiar dhe raportimi, propozimet dhe iniciativat për përmiërsimin e punës së organizatës, krijimi i klimës/kulturës pozitive organizuese, zhvillimin e projekteve dhe programeve të reja, zhvillimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit dhe aftësive për të menaxhuar dhe ndjekur punën e të punësuarve si edhe përcaktimin e qëllimeve zhvillimore të të punësuarit në të ardhmen janë baza e procesit vlerësues. Gjithë këtë e vendosëm në funksion të revidimit të përshkrimit të vendit të punës, pagës dhe avancimit të të punësuarve në NP NRD.

Analiza e gjendjes së brendshme përfshin vlerësim të pozitës, punës, problemeve dhe potencialve të organizatës. Me këtë analizë janë vërtetuar përparësitë dhe mangësitë, mundësitë dhe kapacitetet me të cilat mund të ballafaqohet NP NRD, por edhe që ti tejkalojë sfidat e vendosura. Hapi i parë në këto procese përfshiu analizën e:

  • kompetencave, programeve dhe aktiviteteve ekzistuese të cilat janë të rregulluara me rregulla;
  • kompetencave të cilat kanë pikë takimi ose përputhen me kompetencat e organizatave tjera, si edhe vërtetimin e problemeve të cilat shfaqen gjatë realizimit;
  • analizë e cilësisë së realizimit të kompetencave (programe dhe aktivitete), të cilat rezultojnë me sukses të madh ose kanë provokuar probleme të mëdha;
  • shqyrtimin e të gjitha masave të ndërmarra për përmirësimin e cilësisë në realizimin e kompetencave.

Pas kësaj analize ju qasëm edhe vlerësimit të:

  • kapaciteteve të ndërmarrjes në realizimin e kompetencave, programeve dhe aktiviteteve ekzistuese;
  • profilit të të punësuarve, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre, gjegjësisht, a kënaqen me këto resurse njerëzore nevojat e NP NRD;
  • kapacitetet për planifikim dhe ndarje të buxhetit;
  • shfrytëzimin e buxhetit dhe problemeve me të cilat ballafaqohet ndërmarrja;
  • efikasiteti i proceseve dhe veprimeve të brendshme, siç janë, shkëmbimi i informacioneve, bashkëpunimi i brendshëm, koordinimi etj;
  • gjendja me teknoligjinë informatike dhe pajisjeve tjera teknike.

E gjithë kjo u vendos në funksion të krijimit të strukturës organizative e cila do të mundësojë realizim efikas dhe efektiv të strategjisë. Këtë e definuam si komponentë kruciale për implementim, duke patur parasysh faktin se është i nevojshëm krijimi i ri apo përshtatje e strukturës ekzistuese organizative, dhe mbi gjithë këtë e shtuam edhe nevojën për zgjedhje të njerëzve kyq në pozita kyqe. Me alokimin dhe fokusimin e resurseve mbi qëllimet strategjike e theksuam nevojën per përcaktimin e buxhetit për secilën pozitë pune dhe alokimin e tyre në detyrat relevante të punës. Përmes galvanizimit të implementimit i përcaktuam mënyrat për motivimin e individëve, krijimin e kulturës dhe klimës adekuate organizative për realizimin e performansave të larta, si edhe balancimin e sistemit për mbindërtim me performansat aktuale strategjike;

Krijuam qasje interne administrative për mbështetje në përshtatje të politikave dhe procedurave për përkrahje të strategjisë, institucionalizim e sistemit të brendshëm për kontrollim dhe sigurim të balancit mes nevojës së strategjisë dhe mënyrës së deriatëhershme të punës, dhe njëkohësisht, siguruam kushte për udhëheqje strategjike për krijimin e  klimës dhe kulturës së re organizative, mirëmbajtjes dhe risive organizative, menaxhim me konfliktet dhe zhvillimin e sistemit për kontrollim të zbatimit të strategjisë.

Karakteri i shprehur i udhëheqjes u tregua si esencial për lëvizjen e proceseve dhe apsolvimin e të njëjtëve në mënyrë qe mundësoi krijimin e vlerës përdoruese nga përpjekja e investuar. Më duhet të theksoj se ndjenja e emergjencës ishte faktor bashkues i cili kontribuoi drejt përkushtimit të secilit individ kah realizimi i qëllimeve të parapara. I një rëndësie të veçantë që duhet theksuar është domino efekti i cili u shfaq pas fillimit të ndryshimeve duke marrë parasysh se ndikoi në të gjitha segmentet e punës dhe funksionimit të ndërmarrjes. Nëse ndyshimi është “tërmet” atëherë vet procesi paraqet një “cunami” i cili në mënyrë të pandalshme imponon ndryshime në secilin segment me qëllim të ndjekjes të ndryshimeve tani më të imponuara apo të përfshira. Për ne si ndërmarrje, angazhimi i gjithë potencialit në tërë procesin ishte veçanërisht i dobishëm.

Në raste të caktuara u tregua vendosës e  në veçanti gjatë gjenerimit të ideve dhe deklarimeve të cilat mundësuan një diagnozë të plotë të gjendjes si bazë e tejkalimit të problemeve me të cilat ballafaqohemi. Nga njëra anë, aspekti tjetër paraqiste gjenerim të dijes dhe shkathtësive të reja por edhe sigurimi i balancit adekuat në punë me paanshmëri të  theksuar në vrojtimin dhe analizimin e gjendjes  dhe transformimin e konfliktit nga destruktiv në konstruktiv si gjenerator i ndryshimeve në NP NRD. Qasja e integruar, mundësoi funksionalitet të ndryshimeve dhe zbatim i tyre në praktikë duke marrë parasysh faktin se të njëjtat mundësojnë jo vetëm identifikimin e nevojës për tu ndryshuar por edhe arsyet pse dhe si në mënyrë strukturore do të mbështetet dhe realizohet përmes intervenimit adekuat në të gjitha fushat e veprimit. Vet mënyra e funksionimit mundësoi respektim të mëtejshëm të rekomandimeve, gjegjësisht praktikimin e mënyrës së re të funksionimit me vetëdije të shprehur mbi rolet e ndryshme të ekipeve të cilat krijohen.

Përmes inicimit të një procesi të hapur dhe transparent me përfshirjen e të gjitha palëve nga ana e të punësuarve në NP NRD u qas drejt redefinimit të specifikave dhe rëndësisë së vendeve të punës, shkallës së ndërlikueshmërisë si edhe redefinimin e kompetencave të nevojshme për realizim. Me përfshirjen e elementeve të fuqisë së interesit, autorizimit dhe ndikimit, mundësuam përkushtim të detyrës, mençuri gjatë procesit dhe sinergji në veprim. Qasja e përfshirjes pragmatike rezultoi me kujdes për njëri tjetrin, sinqeritet dhe krijim të klimës së mirëbesimit dhe përkrahjes, përmes dëgjimit të ideve tjera, shprehje e hapur e mendimit, ndjenjave dhe qëndrimeve, linja të hapura të komunikimit të cilat çuan deri te përkushtimi ekipor në punën me vendimarrje koncensuale, evaluim i rregullt i punës dhe apsolvimi i konflikteve si një element i pashmangshëm progresiv gjatë punës.

Përpjekjet për zhvillim të një sistemi vlerash i cili përqëndrohej në përcaktimin e vlerave instrumentale dhe operative në funksion të së mirës së përgjithshme, rezultoi me krijimin e ekipit diagnostifikues, kalues, zhvillues dhe operativ i cili përmes pranimit të elementeve themelore të funksionimit përmes respektimit dhe besimit të ndërsjellë mundësuan shtytje në ndërmarrje.

Pas më shumë se 20 vjet NP NRD është prezente në realizimin e veprimtarisë në emetimin e sinjalit të radios dhe të TV të RTVM, e ku prej muajit Maj të vitit 2019 përmes Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për veprimtari radiodifuzive , NP NRD i është shtuar edhe një veprimtari e re. Veprimtaria ka të bëjë me hyrjen e internetit të shpejtë deri te vendet rurale në gjithë territorin e RMV, pastaj lidhjen e insitucioneve shtetërore dhe ato lokale mes veti, dhe implementimin e një pike wi-fi interneti në vende lokale dhe më frekuentuese e pa pagesë. Të gjitha institucionet shtetërore duhet të lidhen me shpejtësi të internetit prej minimum shpejtësi prej 1 Gb/ps, edhe vendbanimet rurale, me minimum shpejtësi të internetit prej 100 Gb/ps në 5-7 vitet e ardhshme. E gjithë kjo do të kontribuojë në përmirësimin e standardit jetësor dhe do të përmirësojë klimën e biznesit në shtet. Kjo veprimtari, në esencë është shumë e rëndësishme për ne sepse mundëson shumëllojshmëri adekuate të veprimtarisë të cilat janë të ndërlidhura. Projekti do të finansohet nga Banka Botërore dhe pjesëmarrje vendore, në një shumë totale prej mbi 50 milion euro.

Për shkak se realizojmë një veprimtari shumë specifike dhe jemi e vetmja ndërmarrje shtetërore me aktivitet të këtillë, të plotësuar me ekzistimin e një numri të vogël të kompanive private në shtet të involvuar në veprimtarinë e njëjtë, mendojmë se çelesi i suksesit është në vazhdimësi te bejme përcjelljen e trendeve botërore të ketyre teknologjive dhe procesese e pastaj edhe shkëmbim i vazhdueshëm i përvojave në planin vendor dhe ndërkombëtar.

Ne jemi shumë të bindur se në këtë periudhë prej 1 viti kemi shumë arritje, por gjithsesi kemi edhe shumë punë para nesh dhe akoma më shumë sfida për të ardhmen. Ndryshimet graduale të cilat dëshirojmë ti theksojmë e të cilat janë të realizuara ose janë në një fazë avancuese të realizimit janë:

  1. Rritja e pagave për të gjithë të punësuairt për 5%, përmes përfshirjes së metodologjisë së re në vlerësimin e pikës së harmonizuar me vendimin e qeverisë dhe përcaktimin e lartësisë së pikës për nënpunësit publik në RMV. Realizuar ne muajin Shtator 2019.
  2. Në koordinim me Sindikatën e të punësuarve në NP NRD është përpiluar marrëveshje e re kolektive dhe është në proces të miratimit nga ana e organeve drejtuese të ndërmarrjes. NP NRD deri më tani, nga vet pavarësimi, nuk ka përpiluar marrëveshje kolektive. Me këtë marrëveshje përfshihen të gjitha zgjidhjet dhe detyrimet ligjore ku për qëllim kanë mbrojtje më të madhe të të drejtave të punëtorëve. Plotësim në këtë marrëveshje është përfshirja e një Rregullore të re për pagat, ku, prej në fillim parashohim rritje mesatare të pagave të të punësuarve prej mbi 16%. Këto rritje do të ndikojnë me 10% kosto nga të ardhurat e përgjithshme të NP NRD.
  3. Pas disa vitesh kërkesë nga ana e RTVM kemi mundësuar rritjen e transmetimit të 3 programeve plotësuese TV të krijuara nga RTVM edhe atë me HD cilësi. Programet e reja do të jenë kombëtare dhe do të shpërndahen në programe: për fëmijë, gjuhë shqipe, sport dhe rekreim. Për të gjitha programet TV të RTVM do të ketë mundësi përzgjedhjeje të një audio dhe përkthimi të ndryshëm. Ky projekt, deri në përfundim të procesit, është llogaritur të arrijë mbi 10% nga të ardhurat vjetore.
  4. Në gusht të vitit 2019, për herë të parë, është implementuar teknologjia e re në radio. Është implementuar radio digjitale DAB+. Kjo teknologji, kryesisht mund të haset në shtetet e zhvilluara europiane e në veçanti në shtetet Nordike, më rrallë në fqinjësi. Me këtë teknologji rritet cilësia e shërbimeve si edhe efikasiteti i gjithë radio spektrit në shtet. Për momentin akoma jemi në fazën eksperimentale dhe është vendsour pajisje vetëm për rajonin e Shkupit  dhe rrethinës, por sinjale mund të dëgjohet edhe në një radius prej mbi 60 km nga Vodno. Për këtë projekt ishin të nevojshme investime prej mbi 800.000 euro, gjegjësisht, mbi 17% nga të ardhurat e përgjithshme të NP NRD, e të gjitha fazat e projektit besojmë se do ti realizojmë deri në fund të vitit 2023.
  5. Nga fundi i vitit 2019 filloi iniciativa për ndryshimin e Çmimores së NP NRD, proces ky që mendojmë se do të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2020. Çmimorja e NRD nuk është reviduar në më shumë se 20 vjet. Me këtë dëshirojmë të arrijmë sinkronizim të tendencave të tregut dhe të jemi më atraktiv në treg me ofertë të produkteve dhe shërbimeve tona.
  6. Para shumë vitesh ka filluar proces i legalizimit dhe privatizimit të pronës së NP RDM, i cili nuk ka përfundur me ndarjen nga RTVM para 20 vitesh. Për momentin jemi në mes fazash dhe deri më tani kemi siguruar vendime për regjistrim të 23 lokaliteteve nga gjithsej 130 në nivel shtetëror. Me ndryshimet në ligj presim që ky proces të kompletohet dhe të përfundojë deri në fund të vitit 2020.
  7. Përmes prokurimit të shtatë (7) automjeteve të reja të realizuara gjatë vitit 2019, kemi përmbyllur ciklin e ripërtrirjes së parkut të automjeteve në NP NRD ku me dekada nuk është investuar. Mungesa e investimeve në këtë pjesë krijonte shpenzime plotësuese për mirëmbajtjen e tyre por për më tepër ndikonte mbi sigurinë e të punësuarve dhe efikasitetit në punë. Për optimizim të procesit nëpër automjete është instaluar GPS teknologjia me të cilën presim optimizimin e përdorimit të autmjeteve, uljen e kostove dhe përcjellje më të mirë të gjithë procesit.
  8. Gjatë tremujorshit të katërt të vitit 2019 u miratuan kërkesa për rekonstruim dhe renovim të të gjitha ORD, pika ku kemi kujdestari nga ana e të punësuarve, dhe njëkohësisht është miratuar edhe renovimi i pjesës më të madhe të hapësirave punuese dhe faktorëve higjienik në Drejtorinë e NP RDM. Investimet e llojit të këtillë në ndërmarrje nuk janë ndërmarrë në 20 vitet e fundit. Me këtë presim përmirësimin e kushteve të punës të të punësuarve, mbrojtjen e të punësuarve dhe e gjithë kjo do të kontribuojë drejt një atmosfere më të mirë pune në ndërmarrje.

Pritjet tona për të ardhmen janë shumë ambicioze por edhe pragmatike. Na pret shumë punë para nesh, në veçanti për shkak se shumë punë të papërfunduara janë të trashëguara nga e kaluara por edhe nevoja tjera që burojnë me kalimin e kohës.

Shkup, 31.12.2019

Drejtor Gjeneral i NP NRD — M-r. Admirim Aliti

Shto koment