Afrim Gashi: Është koha që t’i ndalim sharjet dhe ofendimet mes vete – kultura politike mbi të gjitha

I ftuar në emisionin “Triling” në TV 24 Vesti, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi ka folur rreth situatës politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 12 prillit.
“Është koha që t’i ndalim sharjet dhe ofendimet mes vete. Duhet t’u japim zgjidhje dhe ofertë qytetarëve’’, tha Gashi. Ai më tej shtoi se: ”Ne duhet të jemi parimorë para qytetarëve dhe jo të jemi kundër dikujt në politikë”, ka përfunduar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

Shto koment