Aktorja e ‘Pasionet e fshehta’ preket nga koronavirusi

10:44 | 2 Prill 2020

Aktorja e famshme kolumbiane, ka dalë pozitive me Covid-19.

Aktorja kolumbiane, Danna Garcia, e cila për publikun shqiptar njihet si Norma nga seriali ‘Pasionet e fshehta’, është prekur nga virusi Covid-19, shkruan lajmi.net.

Lajmi i hidhur u dha nga mediat e huaja derisa më pas njoftuan se gjendja e saj tashmë është më e mirë pasi ka dalë nga spitali dhe po qëndron e vetizoluar.

Më pas përmes rrjeteve sociale, Danna ka falënderuar ndjekësit për dashurinë që ka pranuar nga ta në këto ditë jo fort të lehta për aktoren.

Ajo i ka sugjeruar të gjithë të kenë sa më shumë kujdes./Lajmi.net/