Heidi Lushtaku kryen testin për koronavirus, tregon eksperiencat

23:45 | 31 Korrik 2020

Modelja e famshme shqiptare i është nënshtruar testeve për COVID-19.

Heidi Lushtaku vazhdon të ndajë eksperiencat e saj nga jeta me ndjekësit e shumtë në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Modelja e cila jeton dhe vepron në Zvicër  ka ndarë disa imazhe ku shihet duke i kryer testet për COVID-19, me metodën RT-PCR.

“Absolutisht nuk është e dhimbshme, vetëm pak e pakëndshme”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotos. /Lajmi.net/