Blero në studio për këngën e re

10:46 | 1 Gusht 2020

Foto: Instagram

Blero së shpejti vjen me këngë të re.

Këngëtari Blero Muharremi pas pushimeve po i rikthehet punës për projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Artisti mbrëmë ka publikuar disa video të realizuara në studio muzikore, me të cilat tregon se po punon për këngën e re.

Ai madje etiketoi edhe bashkëpunëtorët në këtë këngë dhe la të kuptohej se do të jetë bashkëpunim, por nuk zbuloi më shumë detaje.

“Së shpejti…”, ka shkruar Blero, ndërsa kënga e fundit e tij mbetet “Lambo”, e cila erdhi e vizualizuar edhe me klip. /Lajmi.net/