Dita e Immobile – italiani synon thyrjen e rekordit të golave të Higuain

11:16 | 1 Gusht 2020

Ciro Immobile mund të shkruajë historinë sonte (e shtunë), me sulmuesin Lazios që do të fitojë Këpucën e Artë të Evropës, duke synuar edhe rekordin e lojtarit me më së shumti gola të shënuara brenda një sezoni në Serie A.

Lazio të shtunën viziton Napolin në ‘San Paolo’, pikërisht vendi ku Gonzalo Higuain kishte vendosur rekord me 36 gola të shënuara në një sezon të vetëm në elitën e futbollit italian.

Immobile shkon në këtë ndeshje me 35 gola, dhe qëndron në krye me katër gola më shumë se Cristiano Ronaldo, i cili pritet të pushohet në ndeshjen e fundit të Juventusit në Serie A për këtë sezon.

Immobile tashmë ka përmbysur Robert Lewandowskin në garën për Këpucën e Artë, me polakun ë ka mbyllur sezonin në Bundesligë me 35 gola.

Por, me një gol të mundshëm kundër Napolit, italiani do të barazohej me rekordin e Higuain, të vendosur në vitin 2016, kur shënoi 36 gola në Serie A./Lajmi.net/