“Me pak sene, por kemi qenë të lumtur”, Getinjo bëhet nostalgjik për ditët e fëmijërisë

8:01 | 23 Shtator 2020

Foto: Instagram

Getinjo solli imazhe të fëmijërisë bashkë me Mozzikun.

Sot janë dy prej emrave më të suksesshëm të industrisë së muzikës në vend, por asnjëherë nuk harrojnë nga erdhën, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për dy reperët, Mozzik dhe Getinjo, të cilët gjithnjë përmendin vështirësitë që hasën rrugës për të qenë këtu ku janë tani.

Ishte Getinjo ai që së fundi publikoi fotografi të vjetra, teksa e kujton me nostalgji atë kohë.

Në njërin imazh, dy reperët shfaqen pranë nënës së tyre, kurse në tjetrin të dy kishin fjetur afër njëri-tjetrit.

“Me pak sene, amo jem kon t’lumtur”, janë fjalët e Getinjos. /Lajmi.net/