U ekspozua shumë në fotot nga jahti, Ermali ‘ngacmon’ Elvanën me këtë koment

14:03 | 23 Shtator 2020

Ermali nuk i kurseu shakatë as në fotot e fundit të Elvanës.

Elvana Gjata ka publikuar së fundi disa fotografi në rrjete sociale, në të cilat erdhi atraktive nga jahti, shkruan lajmi.net.

Ajo pozoi me bikini bardhë e zi, duke vënë në fokus format trupore dhe pranoi komente të panumërta nga ndjekësit.

Por, në sy të bie komenti ‘ngacmues’ i Ermal Mamaqit, i cili i shkruan “Sa mirë që ke vesh atletet”.

Sa i përket projekteve muzikore, Elvana ka kohë që nuk ka sjellë diçka të re, por fansat presin me padurim një këngë të re nga ajo. /Lajmi.net/