Pamje të frikshme në Rusi, nga qielli bien zogj të ngordhur

13:43 | 23 Shtator 2020

Zogj të ngordhur që bien nga qielli; tingëllon si një skenar apokaliptik, por diçka e tillë ndodhi në një qytet të Rusisë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale shpërndanë video ku dhjetëra zogj të ngordhur mbuluan rrugët e qytetit Balakov.

Imazhet e para u shfaqën në rrjetin social rus V Kontakt dhe në web-faqen “Tipik Balakovo”, kushtuar këtij qyteti që gjendet rreth një mijë kilometra larg nga pjesa jugore e Moskës, dhe në afërsi të të cilit gjendet një central i madh bërthamor.

Një sërë teorish konspirative kanë qarkulluar rreth fenomenit ende të pashpjeguar.

Disa besojnë se arsyeja janë erërat e forta, të tjerë kanë fajësuar ndotjen e ajrit por edhe rrjetin 5G, ndonëse një rrjet i tillë ende nuk është në Rusi.

[embedded content]