Roma vazhdon të insistojë për Smalling

16:32 | 23 Shtator 2020

Roma vazhdon të ndjekë Chris Smallingun, por Manchester United thuhet se po kërkon 18.5 milionë euro për mbrojtësin anglez.

Është trajneri Paulo Fonsesa që dëshiron rikthimin e Smalling, pasi mbrojtësi impresionoi sezonin e kaluar te Roma.

Guardian raporton se oferta e parë e Romës për Smalling është refuzuar, me Manchester United që po kërkon 18.5 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Smalling, që nuk ishte në skuadër të Manchester United për sfidën në EFL Cup kundër Luton natën e kaluar, ka zhvilluar 37 ndeshje konkurruese për Romën sezonin e kaluar.

30 vjeçari Smalling, gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Fulham./Lajmi.net/