(VIDEO) Çështja e detit, profesor Krisafi: Greqia po kepërdor konventat ndërkombëtare

Shqetësime dhe reagime serioze nga politika dhe ekspertë shqiptarë ndaj deklaratës së kryeministrit grek, Kiriakos Micotakis, për zgjerimin e kufirit detar të Greqisë deri në 12 milje. Në një reportazh të Televizionit Shenja, të realizuar në Tiranë dhe bregdetin jugor të Shqipërisë, që u transmetua mbrëmë, ekspertët thonë se kjo temë është një çështje kombëtare dhe cenim i territorit dhe resurseve ekonomike shqiptare. Profesori universitar, Ksenofon Krisafi, akuzon Greqinë se po keqpërdor Konventën Ndërkombëtare për Kufijtë Detarë, e cila lejon zgjerimin e kufijve në distanca të largëta, por obligon shtetet që çështjet t’i zgjidhin me marrëveshje nëse kufijtë e tyre janë shumë afëra njëra-tjetrës. Në këtë rast, Greqia sipas Krisafit, nuk guxon të realizojë paralajmërimin për zgjerimin e kufirit kokë në vete pa pëlqimin e shtetit shqiptar.

Ksenofon Krisafi

“Pikërisht ky akt juridiko-ndërkombëtar në nenin 3 ka parashikuar të drejtën e shteteve që lagen nga ujërat e detrave apo oqeaneve që t’i shtrijë këto ujëra deri në distancën e 12 miljeve detare. Natyrisht fjala është kur shtetet nuk kanë përballë shtete të tjera, ose kur distanca mes këtyre shteteve të tjera është dyfishi i 12 miljeve, apo më shum ë se 24 miljeve detare”

Duke folur për motivet e Greqisë për të zgjeruar kufirin detar në drejtim të territorit shqiptar, ai thotë se një ndër to mund të pasuritë që mendohet se fsheh në thellësinë e vetë Deti Jon. Ksenofon Krisafi, thotë për Televizionin Shenja, se shumë media të huaja kanë paralajmëruar ekzistimin e pasurive të tilla, ndërsa Italia e ka dëshmuar dhe për çdo ditë prodhon naftë dhe gaz në pjesën e vet të territorit detar.

Ksenofon Krisafi

“Ka diçka, ose duhet të supozojmë se mund të ketë edhe një faktor tjetër, pasuritë minerale që mund të fshihen në fund të detit Jon, që është pjesë e Greqisë dhe Shqipërisë. Ka pasur boll njoftime në shtypin e huaj që ky rajon është i pasur me hidrokarbure, naftë, gaz e të tjera. Dhe logjika e përdorur është jo vetëm empirike, kërkimet që janë bërë, por edhe një logjikë tjetër. Zona naftëmbajtëse shqiptare e Ballshit e Marinës e më tej, vazhdimin e ka në drejtim të detit. Plus në pjesën veriopre të Detit Jon Italia ka shpuar dhe ka nxjerë naftë dhe gaz dhe nxjerr çdo ditë sasi të mëdha të naftës së gazit në ato që quhen puset Rovesti, Akuila, e të tjera”

Profesori Ksenefon Krisafi paralajmëron se Greqia mund të shfrytëzojë të drejtën e vetos për hapjen e bisedimeve mes Shqipërisë dhe BE-së, për të përfituar në zgjerimin e kufijve detarë, siç kishte bërë në vitin 2009 me anëtarësimin e vendit në NATO. Por, sidoqoftë ai thotë se Qeveria nuk duhet të pranojë një shantazhë të tillë. Me paralajmërimet e kryeministrit grek, ekspertët alarmojnë se Greqia rrezikon të gllabërojë sipërfaqe të mëdha të bregdetit shqiptar nga Ksamili deri në Himarë. Arben Zeqiri /SHENJA/