Paraqitja e Capital T arrin shifrat marramendëse

21:51 | 25 Tetor 2020

Foto; Google

Capital T njihet për shijen e shtrenjtë dhe jetën luksoze që bën.

Duket se gjithmonë yjet e estradës shqiptare janë në garë me njëri tjetrin për veshjet me çmim më të lartë, shkruan lajmi.net.

Një ndër fytyrat publike i cili njihet se bën një jetë mjaft luksoze është edhe Capital T, ndërsa kuptohet se paraqitja e tij të fundit në ekran ka kushtuar më shumë se 20 mijë funta.

Bluza krahë shkurtër Christian Dior i kushtoi atij 385 funta.

Ndërsa vetëm ora ishte ajo që i kushtoi 19.200 funta e cila është e markës Rolex.

Bluza e zezë nga marka Fendi kushtoi thuajse 1 mijë euro duke kapur shifrën e saktë prej 980 funta./Lajmi.net/