Gerry Scotti rezulton pozitiv me Covid-19, kjo është gjëndja e tij shëndetësore

18:54 | 26 Tetor 2020

Moderatori italian ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Moderatori italian i njohur  edhe në  publikun shqiptar, Gerry Scotti, ka rezultuar pozitiv mr Covid-19. Ai e ka dhënë vetë këtë lajm në llogarinë e tij në Instagram, duke dashur që kjo të dilte më parë nga goja e tij, transmeton lapsi.Scotti është izoluar në shtëpi, teksa po merr mbikëqyrje mjekësore ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar.

“Doja të isha ai që do të ta tregoja. Jam infektuar me Covid-19. Jam në shtëpi, nën mbikëqyrje mjekësore. Faleminderit të gjithëve për afeksionin dhe interesin”- ka shkruar ai.

Mendohet se moderatori është infektuar pas një kontakti me një të afërm, i cili gjithashtu kishte qenë i infektuar.