Në Shqipëri regjistrohen 288 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri ka pasur një ulje të rasteve ditore të të infektuarve dhe një humbje jete më pak krahasuar me ditën e djeshme.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot janë regjistruar 288 raste të reja të prekur me covid-19, 11 më pak se dje, ndërsa 3 pacientë humbën jetën.

Por theksojmë se testimet ishin më të ulëta se dje. Sot njoftohet se janë bërë 1304 testime, ndërsa dje ishin 1315 testime. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 51, teksa dje ishin 106. Në spital vijojnë betejën me sëmundjen 280 pacientë.

Testime ditore                  1304

Raste pozitive                    19,445

Raste të shëruara            10,705

Raste Aktive                        8260

Humbje jete                      480