Rita nis përgatitjet për festat e fundvitit, kështu e zbukuroi shtëpinë

18:58 | 24 Nentor 2020

Foto: Instagram

Rita ka filluar ta stolisë shtëpinë.

Një prej emrave më të njohur shqiptar në arenën ndërkombëtare është edhe Rita Ora, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka kohë që nuk ka qenë aktive me këngë të reja, por është angazhuar shumë në fushën e biznesit.

Pandemia ia mundësoi edhe Ritës që të kalojë më shumë kohë pranë familjes dhe personave më të dashur për të.

Së fundi, me anë të një postimi, Rita sjell pamje nga ambienti i shtëpisë, të cilin ka filluar ta zbukurojë me rastin e festave të fundvitit.

Rita Ora ditë më parë në një bashkëbisedim me kreun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se inspirohet gjithmonë nga kultura shqiptare dhe sërish u shpreh krenare për rrënjët. /Lajmi.net/