“Një dhe e vetmja”, Vlora Çitaku e lumtur për nominimin e Dua Lipës në 6 kategori në “Grammy Awards”

23:53 | 24 Nentor 2020

Vlora Çitaku i është gëzuar po ashtu suksesit të Duas.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka dominuar së bashku me Beyonce dhe Taylor Swift në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021” dhe sigurisht se ky është një tjetër sukses i madh i saj, shkruan lajmi.net.

Pasi mori vesh lajmin Dua shihej me lot gëzimi dhe nuk mund ta besonte se kjo është e vërtetë.

Suksesit të Dua i janë gëzuar të gjithë, përfshirë ish ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram duke thënë se Dua është një dhe e vetmja.

“Jo një, as dy por gjashtë nominime në Grammy për një dhe të vetmen tonë. Vazhdo vajzë”, ka shkruar ajo në Instagram./Lajmi.net/