Zayn feston ditëlindjen, pranon urimin e veçantë nga Gigi

13:03 | 13 Janar 2021

Foto: Instagram

Gigi e uroi me fjalët më të ëmbla parterin.

Këngëtari i njohur Zayn Malik feston ditëlindjen, meqë rast pranoi urime të panumërta nga fansat, kolegët e familja e ngushtë, shkruan lajmi.net.

Urimin më special, atij ia bëri Gigi, e cila publikoi një fotografi pranë tij dhe e falënderon që e bëri nënë të një vajze, të cilës ende nuk ia tregojnë portretin në rrjete sociale.

“Ekipi nuk fle. Urime ditëlindjen për babain Zaddy. Shumë special. Të dua që një kohë të gjatë, faleminderit që më bëre nënë të vajzës më të mirë ndonjëherë. Të dëshiroj më të mirë çdo ditë”, shkruan ajo.

Ndryshe, çifti u bënë vitin e kaluar prindër për herë të parë, ndërsa po i shijojnë në maksimum muajt e parë si prindër. /Lajmi.net/