Ana flet për ndërhyrjen në buzë: Pasi e bëra, mora shumë mesazhe që më thanë…

15:56 | 13 Janar 2021

Ana tregon se buza nuk i është bërë ende si e dëshiroi.

Protagonistja e “Përputhen”, Ana Kauri, ka folur për herë të parë rreth ndërhyrjes estetike që e bëri para pak ditësh në dukje, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se buza e saj ishte e ndjeshme, andaj nuk e bëri ende ndryshimin e duhur, por përmendi mesazhet që i mori.

Ana thotë se pas kësaj ndërhyrjeje shumë ndjekës i shkruan mesazhe duke i thënë je bërë shumë e bukur, por të njëjtët nuk e kishin bërë këtë gjë më parë.

Ana Kauri dukej e kënaqur me ndryshimin, por pret që në ditët në vazhdim, buza ta marrë formën e duhur.

Në anën tjetër, protagonistja e re, Lediana, tha se nuk dëshiron që të flasë lidhur me këtë çështje. /Lajmi.net/