Ndërron jetë Referenti i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ruzhdi Bytyqi

16:45 | 13 Janar 2021

Pas një sëmundje të shkurtë ka ndërruar jetë referenti i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ruzhdi Bytyqi.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë Arben Hoti, në emër të gjykatës ju shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë miqëve të të ndjerit Bytyqi.

“Gjykata përherë do ta kujtoj Bytyqi për punën, urtësinë dhe virtytet e tij”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Prishtinë./Lajmi.net/