Pochettino kërkon bashkimin me ish-lojtarin e tij, në PSG

18:29 | 13 Janar 2021

Fabrizio Romano raporton se Dele Alli po kërkon largimin nga Tottenham Hotspur.

Trajneri i ri i PSG, Mauricio Pochettino, ka përmbledhur lojtarët të cilët ai dëshiron të transferojë në klubin parisien.

Njëri ndër ta është edhe anglezi, Alli, i cili raportohet se së fundmi ka kërkuar largimin nga klubi i Tottenham, transmeton lajmi.net.

Mourinho nuk është se po e përdor shumë 24 vjeçarin dhe një largim nga Tottenham Hotspur Stadium.

Edhe gazetari më i besueshëm i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se Alli po kërkon të luajë më shumë, pra, më shumë hapësirë.

“Çështja është e komplikuar për largimin e tij në janar, por lojtari po shtyn me të vërtetë një gjë të tillë. Ai dëshiron diçka ndryshe, dëshiron të luajë. Ai e do Tottenhamin, por dëshiron të luajë”, tha ndër tjerash Romano./Lajmi.net/