Gjendet e vdekur një grua brenda veturës në Partesh

20:00 | 13 Janar 2021

Një grua e moshës 56-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një veture në Partesh.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot rreth orës 17:24 jemi njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjendet një femër që dyshohet se është pa shenja jete. Ndihma parë ka shkuar në atë lokacion dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani. /Lajmi.net/