Puig pas ndeshjes: Jam i lumtur që mora përsipër të shënoja golin e fundit

9:26 | 14 Janar 2021

Barcelona siguroi një vend në Super Kupën e Spanjës duke fituar në penalti 3-2 ndaj Real Sociedad.

Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1-1 edhe pas vazhdimeve, kësisoj penaltitë ishin vendimtare, të cilat edhe përcaktuan finalistin.

Barcelonës i mungoi kapiteni i tyre, Lionel Messi, i cili nuk u rrezikua pasi ndjente shqetësim në muskujt e tij në këmbën e majtë.

Në anën tjetër, si një hero nga kjo ndeshje doli në fund Riqui Puig, i cili shënoi penalltinë vendimtare në ndeshje, transmeton lajmi.net.

Ai pas sfidës, në një intervistë të shkurtër tha se trajneri kishte emëruar se kush do të shutojë 4 penalltitë e para. “Koeman kishte vendosur për 4 emra, ndërsa unë nuk hezitova të kërkojë penalltinë e 5-të”.

“Jam shumë i lumtur që kamë shënuar në fund, unë dola vullnetar që të marrë përgjegjësi për penalltinë e fundit. Nuk e humbas asnjëherë dëshirën të jem në këtë klub dhe të luajë, do të vazhdojë të luftojë”, u shpreh Puig pas ndeshjes./Lajmi.net/