Andy Murray rezulton pozitiv për Covid-19, në dyshim pjesëmarrja në Australian Open

11:31 | 14 Janar 2021

Andy Murray ka rezultuar pozitiv për Covid-19 por ai po shpreson që të marrë pjesë në “Australian Open” muajin tjetër.

Ai është izoluar menjëherë në shtëpinë e tij dhe raportohet se ka shëndet të mirë, transmeton lajmi.net.

33 vjeçari duhet të udhëtonte për në Australi këtë javë për të përfunduar karantinën e tij dy javore në Down Under para Grand Slam të parë të sezonit, i cili do të mbahet në 8 shkurt.

Murray duket të jetë shumë i interesuar për të luajtur në Melbourne dhe po shpreson të dal negativ në testimin e dytë për Covid-19.

Ai nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga tetori i vitit të kaluar./Lajmi.net/